Eliona Pitarka pranon se është në një lidhje, vajzat i komplimentojnë të dashurin
Është një nga aktoret seksi të “Apartamentit 2Xl” dhe gjithnjë ka bërë të flasë për të jo vetëm për stilin e jetës por edhe për jetën private. Këtë herë aktorja Eliona Pitarka u është përgjigjur disa pyetjeve nga ndjekësit në Instagram. Ndër të tjera ajo është shprehur për jetën e saj sentimentale ku ka pranuar se është në një lidhje dashurie, pas komenteve të tyre se si ka mundësi që një vajzë si ajo të jetë single. Ndonëse më herët është shprehur se ishte duke dalë me një djalë tashmë e ka bërë të ditur se është në një lidhje me një person që quhet Desi. Madje për të konfirmuar këtë, aktorja bërë një postim në Instastory ku një mikeshë i komlimenton si një çift shumë i bukur, duke i zbuluar dhe emrin. Pitarka ka theksuar se ndihet mjaft e dashuruar me partnerin e saj aktual, edhe pse ajo po vazhdon ta mbajë të fshehtë pasi ende nuk ka postuar asnjë foto çift me të. Kujtojmë që vitin e kaluar, Eliona u bë objekt i mediave online dhe portaleve në lidhje me jetën e saj të komentuar si luksoze. Ajo përgjigj se nuk shtiret aspak sepse fatkeqësisht nuk kishte të dashur me X6 që ta shëtisë nëpër Tiranë dhe se s’ka qenë kurrë për pushime në Dubai, dy tregues sipas saj do e kategorizonin si pasaniken e metropolit. “Unë jam një modele dhe për rrjedhojë fotot janë më të goditura. Po ashtu kujdesi ndaj vetes dhe sidomos trupit kanë bërë të tërhiqet vëmendja besoj”. Në një intervistë për “Panorama Plus” se midis artistit dhe politikanit cilin do të zgjidhte si partner ajo i është përgjigjur: “Absolutisht artistin, sepse midis dy personave që merren me art çdo gjë është më e kuptueshme”. Por sa rëndësi ka paraja për të? “Për para punojnë të gjithë. Unë mendoj që e rëndësishme është të punosh fort vetë për të fituar jo në rrugë të thjeshta”. Ndërkohë që këtë sezon të ri do e shohim në “Tv Klan” në programin e ri të Turjan Hyskës, shkruan Panorama Plus.