Eliona Pitarka ditë e natë me vegla në duar, forma seksi në plazh në sajë të trajnerit personal
Këtë verë aktorja e “Apartamenti 2 XL”, Eliona Pitarka u bë pjesë e portaleve, pasi disa media publikuan biseda erotike të supozuara si të sajat, ndërsa ishte duke biseduar me një djalë të pasur. Nuk vonoi shumë dhe aktorja reagoi duke i mohuar, pasi sipas saj asnjë nga këto biseda nuk ishte e vërtetë. “Një njeri me dy fije mend në kokë e kupton që këto janë biseda të shpikura nga profile false vetëm për të më dëmtuar!, shkruante Eliona në profilin e saj në rrjetet sociale. Por për shkak edhe të pamjes e formave seksi shesh Eliona bëhet pjesë e faqeve online, ndërsa komentohet për pozat seksi dhe format e rrumbullakosura, që ekspozon me bikini gjatë pushimeve në plazh. Për të gjithë ju që bëheni kureshtarë të mësoni se si arrin Eliona të ketë një trup të mirë dhe seksi, ju sjellim këto foto ndërsa ushtrohet në një nga palestrat e Tiranës, ku aktorja pozon me vegla force në duar. Një trajner personal ka marrë përsipër të ushtrojë aktoren, në mënyrë që ajo të formojë muskuj dhe të jetë e tonifikuar në të gjitha pjesët e trupit. Si një modele që është ajo ka shumë ndjekës në rrjetet sociale, për faktin se jo vetëm që kujdeset për pamjen e sidomos për trupin, por di të tërheqë vëmendjen me mënyrën si merr pozat.