Eliona Pitarka bën deklaratë dashurie për njeriun e zemrës, arsyeja pse e mban sekret

Aktorja Eliona Pitarka ka kërcyer këtë herë një tango në “Dance ëith me”. Meqë ka qenë një kërcim dashurie, ajo nuk ka ngurruar që këtë kërcim t’ja dedikojë njeriut të zemrës, të dashurit të saj. E ngacmuar nga Gent Zenelaj nëse i dashuri ndodhej ose jo në sallë, Eliona e ka lënë me pikëpyetje duke mos thënë as po as jo.

Eliona-Pitarka-3

Eliona Pitarka: Meqë jemi tek këto çështjet e zemrës, kështu, po… skam bërë ndonjëherë deklaratë publike. Meqë tango për mua është kërcimi i dashurisë, dua t’ia dedikoj njeriut tim të zemrës këtë kërcim.

Gentian Zenelaj: Kush është ky?
Eliona Pitarka: Sapo thashë që nuk kam bërë asnjëherë asgjë publike. Unë mendoj se këto çështjet private t’i ruajmë vetëm për veten tonë, sepse abuzojnë shuam mediat. Kështu që hera e parë që po e bëj, por zemër ky kërcim ishte vetëm për ty.

Eliona-Pitarka-2

Alketa Vejsiu: E njeh gjë këtë zemrën ti kush është?
Eliona Pitarka: Nuk e njohin jo.

Gentian Zenelaj: Më fal, kjo zemra është në sallë për momentin, apo diku në shtëpi duke ngrënë kokoshka?
Eliona Pitarka: Po e lë me pikëpyetje edhe këtë.

Gentian Zenelaj: Qenka në sallë./Panorama Plus