
Elinel dhe Dafina bashkojnë forcat duke ardhur tek publiku me: “A m’ke dashtë”
Këngëtarët e njohur, Granit Bajraktari i njohur për publikun me emrin Elinel dhe Dafina Zeqiri do të sjellin këtë të enjte bashkëpunimin më të fundit muzikor të tyre.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Elinel përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku bën me dije se kënga e tyre titullohet “A m’ke dashtë” dhe se ajo publikohet ditën e sotme, por ajo që mungon është ora e këtij publikimi.
Ndërkaq, këtë bashkëpunim, e ka pohuar nga ana tjetër edhe Dafina, e cila ka shpërndarë pikërisht njoftimin e bërë më herët nga kolegu i saj.
Ora News