Eliminimi i Einxhel Shkirës dhe rikthimi i saj në BBV ishin planifikuar nga produksioni? Ish-fituesi i “BigBrother 6” zbulon prapaskenat
Ish-fituesi i “Big Brother VIP”, Anaid Kaloti, i ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij se e eliminimi dhe bleta vajtje-ardhje e Einxhel Shkirës ishte e planifikuar nga vetë produksioni.
Gjatë javës, në nominim ishin Einxhel Shkira, Ilir Shaqiri dhe Dj Dagz. Dhe sipas votimit të publikut, ajo që duhej të eliminohej nga shtëpia e famshme ishte moderatorja.
Pak orë para spektaklit të së martës, Anaid Kaloti iu drejtua ndjekësve në InstaStory: “Habiteni ju nëse del Einxheli sonte…?!!”
Dhe më pas publikoi një bisedë me ish-banorin e “BBV”, Ardit Çuni, ku i tregon se ‘Einxheli do të dalë dhe do të hyjë prapë’ , duke iu drejtuar:‘Ta dish se pastaj thua Anaidi shpik’.
Pikërisht kështu ndodhi, prezantuesja u eliminua nga shtëpia e Big Brother Vip, por hyri sërish pasi kishte biletën e kthimit.
Nuk dihet se është thjesht një parashikim i Anaid Kalotit, apo ishte menduar nga produksioni për të mbajtur si Einxhel Shkirën ashtu edhe Dj Dagz brenda në shtëpi, pasi me romancën e tyre kanë tërhequr mjaft shikues.
/Panoramaplus.al