Eli Fara tregon si e ngacmojnë shokët e vajzës: “Unë bëj sikur…”

Duke qenë një nga femrat shqiptare që mbahet për bukurinë e saj, sigurisht që Eli Fara ka ngacmime të shumta, jo vetëm nga burra, por edhe nga djem të rinj, madje edhe shokë të vajzës së saj, Marinës. Këtë Eli e ka pranuar sot e ftuar në “Xing me Ermalin”, ku Kejvina Kthella e pyeti këngëtaren nëse e ngacmojnë shokët e vajzës. “Shokët e Marinës nuk kanë ku më gjejnë në fakt”, tha fillimisht Eli por më pas e pranoi se ka ndodhur. “Unë bëj sikur nuk kuptoj kur më ngacmojnë”, u shpreh këngëtarja duke qeshur.