Eli Fara shumë pranë Kastriot Tushës; fansat i dinë të lidhur, por këngëtarja ankohet: “Jeta ime private zero”
Dy vite pasi Eli Fara realizoi një klip intim me Kastriot Tushën me titull “Nga dashuria”, çifti i artistëve rikthehen sërish në vëmendjen e publikut gjatë udhëtimit të tyre të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata e publikuan klipin në ditën e Shën Valentinit në vitin 2014, baladë me të cilën i këndonin ndarjes. E pyetur në atë kohë për këtë bashkëpunim me Tushën, Eli shprehej: “Me Kastriotin ne interpretojmë fjalë të bukura, intime, shpirtërore e shumë njerëzore para së gjithash”, duke mos e fshehur kiminë artistike mes tyre. Ndërkohë këtë vjeshtë ata kanë udhëtuar bashkë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku kanë shkrepur dhe foto të dy në Westmount Country Club dhe San Marino Soho. Nisur nga fotot ka qenë një fanse e Elit, që i shkruan: “Të shkon ky tipi (Fjala për Kastriot Tushën)… pse jo? Veç këngës, publiku do të donte të ishe dhe e lumtur. Në fund të fundit karriera, edhe pse e suksesshme, asnjëherë nuk mund të zevendësojë jetën personale të një njeriu. Edhe pse s’dimë, uroj të jesh mirë në jetën private!” Por mesa duket ky koment ka ngacmuar Elin, e cila nuk e ka lënë pa përgjigje duke e sqaruar: “Është thjesht miku im i mirë në fushën e artit… Jeta private zero.” Të tjerë komentues kanë vazhduar me komente poshtë fotove. Disa prej tyre i dinë të lidhur Elin dhe Kastriotin, ndaj i komplimentojnë me fjalët: “Jeni të mrekullushëm të dy, apo të mirë të dy”.