Eli Fara në zi, këngëtarja humb personin e shtrenjtë
Eli Fara ka ndarë sot një lajm shumë të dhimbshëm me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Këngëtarja ka humbur nënën!
Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të vjetër bardh e zit ë së ndjerës, krahas së cilës shkroi: “Ndërroi jetë nëna ime Vangjelia Bello Fara… E shtrenjta, t’u prehtë shpirti në paqe”.
Eli ka ndryshuar edhe foton e profilit për shkak të humbjes së madhe, duke e zëvendësuar atë me simbolin e njohur që përdoret kur dikush ndërron jetë.
Lajmi se këngëtarja ka qenë e punësuar si Drejtoreshë e Përgjithshme për Ngrohjen Globale në Ministrinë e Mjedisit dhe se udhëtimet e saj në SHBA-BE ishin paguar nga paratë e shtetit, bëri xhiron e rrjetit disa javë më parë.
Lidhur me këtë lajm, Eli shkroi një postim të gjatë në profilin e saj zyrtar në Instagram. Ajo e mohoi lajmin dhe tha se “nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë”.
Këngëtarja gjithashtu mohoi që udhëtimet e saj jashtë shtetit të kenë qenë të paguara nga posti i saj si drejtoreshë.
“Nuk di të kem udhëtuar ndonjëherë si drejtoreshë!!! Kam udhëtuar vetëm për koncerte dhe nuk kam pasur nevojë për shoqërues! Kjo është e vërteta!“, shkroi Eli, e cila paralajmëroi dhe përballje ligjore për personat që ajo tha se “mezi presin të marrin gurin e parë e të të godasin”.
© Panorama.al