Eli Fara kujton kohën ku punonte mësuese: Djemtë i mbaja me hatër

Emisioni “E diell” këtë herë kishte zgjedhur si të ftuar speciale këngëtaren e mirënjohur Eli Fara. Vite më parë, Eli ka punuar si mësuese në një shkollë fillore, ndaj në emision ishte improvizuar një klasë me të gjithë moderatorët e “E diell”, që i drejtonin pyetje këngëtares.

Gjatë intervistës së saj me “nxënësit”, Eli është rikthyer pas në kohë dhe ka kujtuar ditët kur ishte e martuar. Ajo ka rrëfyer se kur u martua ishte në shkollë, dhe se ka qenë nuse që respektonte çdo traditë. Më pas Eli i habiti të gjithë kur tha se asokohe ishte shumë e turpshme dhe se nuk konsumonte asgjë.

Eli-Fara-2

“Mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin për të ngrënë nuk haja”, tregoi këngëtarja. Kur u pyet se kur filloi të konsumonte ushqim normalisht, Eli u shpreh me shaka: “Kur u ndava”. Më pas ajo tha se kur punonte si mësuese, djemtë i mbante pak me hatër dhe se nuk e tepronte me vendosjen e katrave. Sot Eli Fara ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore dhe pavarësisht se ka vite në skenë mbetet një ndër artistet e preferuara të publikut shqiptar, shkruan Who.