Eli Fara kjo 52 vjeçare seksi, këngëtarja feston ditëlindjen në Frankfurt

Këngëtarja e njohur, Eli Fara, ka festuar ditëlindjen larg Shqipërisë. Ajo ndodhet në Frankfurt dhe mbrëmjen e djeshme, miq dhe të afërm e kanë surprizuar atë. Eli ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, video ku shfaqet momenti që ka marrë tortën me qirinj, ndërkohë që të pranishmit i këndojnë “Shumë urime për ty!”. “Frankfurt, gëzuar ditëlindjen për mua. Kohë me familjen”, ka shkruar Eli pranë videos.

Eli-Fara-2

Ndërkohë vajza e saj, Marina, ka bërë një dedikim mjaft të bukur në “Instagram”-in saj, teksa ka publikuar një foto të vjetër që puthet me Elin. “Jeta ime ka nisur duke parë dhe dashuruar fytyrën tënde, ti je kuptimi i plotë i fjalës dashuri…në këtë botë egoiste je i vetmi person që ëshiron vërtet lumturinë time, më fal që nuk kam bërtitur çdo ditë “Mami të dua”.

Eli-Fara-3

Faleminderit për mbështetjen tënde të pashtershme që kurrë s’u lodhe, për vuajtjet që të kam bërë të kalosh dhe lotët që ke derdhur pas zgjedhjeve të mia të gabuara, për përqafimin që më jepje shprese se çdo gjë do bëhej mirë. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajë apo të shprehë dashurinë time për ty, veç i lutem Zotit në këtë ditë të ditëlindjes tënde të të ruajë çdo ditë të jetës tënde e të të japë shëndet o dashuria ime më e madhe të uroj të bëhesh 100 vjeç. Te duaaaa mam pafund @elifaramari ❤️”, shkruan Marina bashkëngjitur fotos. Ajo gjithashtu ka publikua edhe videon ku i bëjnë surprizën këngëtares, ku edhe këtu ka një dedikim: “Shpirt i motrës tii ❤️❤️❤️ @elifaramari të bëhesh 100 vjet mam të dua ❤️”, shkruan Panorama Plus. Eli Fara mbushi dje 52 vjeç dhe nuk i tregon fare vitet që ka mbi supe, dhe është një ndër femrat më të bukura e seksi shqiptare.