Eli Fara flet për statusin e beqares: “Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë…”
Eli Fara është një ndër këngëtaret më të komentuara në media për pamjen dhe anën profesionale. Por kur vjen puna tek jeta private, ajo është tejet e rezervuar. Këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku fansat e pyetën nëse është e dashuruar. Përgjigja e këngëtares ishte e prerë, “Jo”. Ndërkohë shtoi se zemra e saj është e lirë. Fansja e pyeti: “Jam kurioze që të di, Eli a je e dashuruar?”, sipas Klan. Eli Farai u përgjigj: Jo, për momentin. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë rriten kërkesat ndaj vetes, aq më tepër që unë kam arritur gjithçka vetë dhe jam shumë e fuqishme. Zemra ime është e lirë”, citohet të jetë shprehur Eli.