Elhaida Dani takohet me Dua Lipën dhe i shpreh dashurinë

Mbrëmë wështë mbajtur një ceremoni në Romë të Italisë për 550 vjetorin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Përveç shumë shqiptarëve që ishin të pranishëm për ta dëgjuar nga afër fjalimin e Papa Françeskut, kishte edhe të famshëm të cilët ishin rezervuar për të performuar.

Dua Lipa, Elhaida Dani, tenori Ramë Lahaj, Inva Mula dhe të tjerë, ishin vetëm disa nga fytyrat publike të cilët performuan përballë të pranishmëve. Këngëtarja nga Shqipëria Elhaida Dani, postoi sot një fotografi me Dua Lipën për të cilën edhe pati disa fjalë, shkruan Prive.‘Dua të dua. Krenare për ty’, ka shkruar ajo nën imazhin e postuar në Instagram.