
Elhaida Dani flet për linjat: ”Si i humba kilet e tepërta”
Këngëtarja e hitit “S’je më”, Elhaida Dani, është një këngëtare mjaft e dashur dhe e talentuar në Shqipëri. Fama e saj arriti kulmin në prezantimin e Shqipërisë në Eurovision, por gjithashtu edhe në fitoren e “The Voice of Italy”. Së fundmi, ajo ka rrëfyer se si ka humbur kilet e tepërta dhe ka fituar trupin që donte”, shkruan Opinion.al. “Si fillim dua të theksoj që bëj palestër. Ka 2 vite që i jam dedikuar shumë. Por kohët e fundit për shkak të angazhimeve e kam lënë pas dore. Në këto raste ka shumë rëndësi dieta. Une kam strukturë të shëndoshë dhe vetëm kur jam në palestër rregullisht i lejoj vetes të ha më shumë se normalisht”, thekson Elhaida.
