Elhaida Dani dhe Lediani nisin pushimet e para si çift; ja destinacioni!
Këngëtarja e njohur Elhaida Dani dhe balerini Lediani Agallijaj konfirmuan historinë e tyre të dashurisë gjatë spektaklit “Dance With the Stars”, dhe tashmë pasi programi mbaroi dyshja ka nisur pushimet e para si çift. Ata janë arratisur drejt Kroacisë si fillim dhe këtë e kanë zbuluar vetë teksa kanë publikuar momente nga pushimet me ndjekësit e tyre në Instagram, ndërkohë më pas kanë udhëtuar drejt Italisë, aty ku këngëtarja prej vitesh jeton.
Pas lajmit për romancën e tyre reagimi publik ishte i madh, teksa pati fansa që e mbështetën këtë romancë, kishte dhe nga ata që nuk e pritën mirë lajmin, madje hodhën akuza për këngëtaren dhe balerinën lidhur me ç’kishte ndodhur me historinë e mëparshme të Ledianit. Në lidhje me këtë situatë të krijuar Elhaida ka bërë një reagim publik në rrjetin e saj social Instagram duke theksuar se si asnjëherë më parë në karrierën e saj ndjeu emocione dhe shkëndija të sinqerta. Më tej Elhaida tha se nuk ka thyer asnjë kod, qoftë dhe moral, teksa ka shtuar se nuk është ajo personi që duhet të sqarojë mirë publikun.
“E di që shumë prej jush po prisnit këngën e re, por më përpara: Doja të flisja hapur dhe të trajtoja një situatë e cila në ditët e fundit ka shkaktuar shumë diskutime e ndoshta dhe lënduar disa prej jush. E kuptoj që si personazh publik, veprimet dhe zgjedhjet e mia kanë peshë dhe ndikim tek ata që më ndjekin. Jam gjithashtu shumë e vetëdijshme që shumë prej jush më shohin si model frymëzimi dhe e kuptoj përgjegjësinë që vjen me këtë rol. Si asnjëherë tjetër në karrierën time, përtej bashkëpunimit profesional, përtej punës, ndjeva emocione dhe shkëndija të sinqerta, të cilat nuk i përmbajta dot. Si artiste besoj shumë tek forca që rrezaton dashuria për të frymëzuar, reflektuar pozitivitet e për t’i bërë njerëzit më të mirë, ndaj kjo shpjegon edhe arsyen pse vendosëm t’i ndajmë me publikun ndjenjat që kemi për njëri-tjetrin.
Megjithatë, nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana, të cilat ne i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë dhe moral, por nuk jam unë personi që duhet t’i sqarojë mirë për publikun. E ndjej që mund të kem zhgënjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur historinë e vërtetë) dhe për këtë jam mërzitur sepse e di që dashuria dhe marrëdhëniet shpesh mund të jenë komplekse. Prandaj në finale dua gjithsesi të kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar. Jam e përkushtuar të vazhdoj të punoj fort për të merituar, siç gjithmonë kam bërë, besimin dhe mbështetjen tuaj për të ecur përpara. Sinqerisht e juaja Elhaida”, ka shkruar ajo.
Bordo