Elhada Dani ka blerë shtëpi të vetën në Trieste, por a e viziton ndonjë djalë?
E kush nuk e do Elhaida Danin, apo kë nuk e ka marrrë malli?! Prej kohësh këngëtarja shqiptare jeton jashtë vendit, në Itali, ku jeta e saj artistike ka marrë tjetër dimension.
Duket se nuk karriera nuk është e vemtja! Gjatë intervistës eksluzive në “ABC e Pasdites” moderatorit Ermal Peçi nuk i shpëtuan detajet e këndshme të shtëpisë së Elhaidës për të cilën e komplimentoi.
Ai paraqiti para këngëtares merakun e gjithë shqiptarëve që po e ndiqnin, nëse jetonte me qera apo e kishte blerë shtëpinë në Trieste. Me të qeshura të forta këngëtarja u përgjigj që tashmë kishte një shtëpi të sajën në Itali.
“Sa shumë doni me dit! Është e imja, është e imja”. (qesh)
Ndërsa një kuriozitet i shqiptarëve shuhet, një tjetër ndizet! Në këtë bisedë miqësore e me humor, moderatori Peçi e ngacmon nëse ishte në një marrëdhënie apo jo.
Këngëtarja ka qeshur nga ana tjetër e ekranit duke kërkuar që të kalonte tek pyetja e rradhës, duke e lënë enigmë nëse e viziton apo jo me ndonjë djalë. www.story.al