Elgit Doda reagon për vargjet e njëjta në këngët e Ledrit dhe Dafinës

Vargjet “t’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon (prapë) vetëm” kanë ngjallur debat dhe kanë nisur një dramë publike mes Dafinës, Sarës dhe Ledrit.

Rishtazi, Sara është shprehur se Ledri ka qenë ai që e ka shkruar (i pari) vargjet dhe për këtë ka reaguar edhe Elgit Doda, i cili ka prodhuar edhe këngët respektive, “E keni dit”, bashkëpunim i Ledrit, Romeos dhe Klementit dhe “Si mua”, Dafina ft. Elgiti.

Përmes një postimi në Instastory, Elgiti shprehet:

“Kam mbi 10 vite në këtë tregun tonë të muzikës. Kam bërë shumë këngë dhe shumë tekste. Sot dua të flas për një rast që ka ndodhur këtë verë; bëhet fjalë për 2 këngë të prodhuara nga unë. “E keni dit”, Romeo, Ledri dhe Klementi dhe “Si mua”, kënga e Dafinës dhe e imja”.

Më tej, vijoi:

“Pikë së pari, dua të them që kënga ime me Dafinën ka mbi 1 vit që është prodhuar me tekst dhe muzikë, ndërsa kënga tjetër, “E keni dit”, është finalizuar këtë verë dhe shumica e vijave melodike dhe disa pjesë e tekstebe janë bërë nga unë dhe pa dashur, mund ta kem përsëritur atë pjesë të tekstit që sot po bën një zhurmë mediatike që unë e shikoj më shumë si marketing për të shfrytëzuar momentin, asgjë më shumë”.

“Mbaj përgjegjësi të plotë sepse jam unë ai që i kam shkruar ato 2 pjesë të tekstit dhe kërkoj ndjesë publike për këtë gjë të bërë jo qëllimisht. Faleminderit”, përfundoi ai.

Ngjashmëria e teksteve është:

“E keni dit”

T’i kam dhon’ krejt

T’i kam dhon’ krejt ama loçk’ m’le vetëm (Oh-oh-oh)

“Si mua”

Se ti kom dhon krejt, mi ke dhon krejt

Ama sot prapë vetëm

Dukshëm, janë vargje të njëjta dhe këtë e vuri në dukje edhe Ledri, duke komentuar në postimin e Dafinës.

Anabelmagazine