Elgit Doda propozim martese Klea Hutës?

Janë padyshim një nga çiftet më të komentuar aktualisht në showbizin shqiptar. Këtë herë këngëtarja Klea Huta dhe partneri i saj kantautori Elgit Doda do të jenë të ftuar tek emisioni “Familja” në “Klan”. Moderatori Turjan Hyska ka publikuar në rrjete sociale një video ku tregon se ata do të jenë pjesë e emisionit të kësaj jave, por jo vetëm kaq. Në videon e publikuar Elgiti shfaqet i ulur në gjunjë përpara Kleas, duke dhënë përshtypjen se është duke i propozuar për martesë, sipas Opinion.al. Nuk dihet nëse diçka e tillë është thjesht shaka apo nëse është një propozim i vërtetë i Elgitit për Klean.