Elgit Doda & Olsi Klosi, sa shumë ngjasojnë këta djem

I pari është muzikant i njohur dhe i dyti një futbollist, që mori famë si protagonist i spikatur i “Big Brother 9”. Nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrit, por i kemi bërë bashkë për shkak të ngjashmërisë në stilin dhe mënyrën se si duken në rrugë dhe si prezantohen në rrjetet sociale. Nga lëvizjet sportive të Elgitit në crosfit, tek shkathësia prej atleti e Olsit në fushën e futbollit ku luan me shokët, për të vazhduar me tatuazhet e shumta në trup, buzëqeshjen e bukur dhe vajzat që u shkojnë pas. Por nuk mbaron me kaq. Pas Olsit, edhe Elgiti ka tërhequr vëmendjen me pozën virale të mbulimit të fytyrës duke e postuar në rrjetet sociale. A nuk duken njësoj?