Eleminimi i Ronaldos dhe Mesit, ndryshojnë pretendentët për “Topin e Artë”

Leo Messi dhe Krsitiano Ronaldo janë eleminuar nga Kupa e Botës duke mos lënë gjurmë në këtë kompeticion. Dy futbollistët e kanë ndarë “Topin e Artë” bashkë që prej vitit 2008, por duket se dominimit të tyre i ka ardhur fundit. Ronaldo arriti të shënonte një “hattrick” për Portugalinë përballë Spanjës përpara se të luante me Uruguain ku nuk krijoi asnjë shans.
Ndërkohë Mesi e kishte të pamundur të merrte për dore Argjentinën dhe ta çonte në finale. Lojtarë si Mbpae, Nejmari apo Luka Modriç kanë shanse të mira për të fituar “Topin e Artë” duke qenë se janë ende në Botëror dhe mund të triumfojnë, sipas Panorama.