Elegante më shumë se kurrë, Vilma Masha shfaqet në plazh pas lindjes

Ndonëse u bë nënë për herë të parë në jetën e saj, moderatorja Vilma Masha duket se shfaqet gjithmonë në forma perfekte fizike. Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një foto nga plazhi, duke treguar dhe linjat elegante të saj.

“Shqipëri, pushime, pusho shqip”, ka shkruar moderatorja krah fotos ku nuk kanë munguar komplimentet për trupin pas lindjes.

Kujtojmë se Vilma ka ndarë edhe momentet më të ëmbla gjatë kësaj kohe me vogëlushen e saj Sea, e cila me siguri i ka dhënë shumë gëzim ditëve të saj./revistawho.com