Elegante dhe me muskuj, Aurela Gace në super formë pas dy lindjeve
Këngëtarja Aurela Gace ka kohë që ushtron dhe nuk i ndahet palestrës pavarësisht angazhimeve të shumta me punën e saj. Artistja e njohur edhepse nënë e dy vajzave, nuk e ka lënë pas dore fizikun e përkundrazi, ka ndërtuar muskuj me dedikimin e saj. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, e veshur në një fustan të kuq në të cilën duket mahnitëse, tejet fit dhe atraktive, shkruan Prive. Këngëtarja po duket edhe më fit nga paraqitja e saj e fundit publike në “Kënga Magjike”, ku mori pjesë me duetin “Zemra Ratatata”, me Eli Farën.