Eldora Koçi e “Big Brother” nënë për herë të dytë, mjekja rrëfen si ia doli të luftonte me sëmundjen
Eldora Koçi është vajza që preku zemrat e rë gjithëve në “Big Brother”, pasi rrëfeu përballjen e saj të përditshme me sëmundjen e talasemisë. Por e karakterizuar nga forca e besimit në vetvete dhe optimizmi, ajo i ka befasuar të gjithë pasi pak ditë më parë u bë nënë për herë të dytë, sërish e një djali. Pas statusit të saj prekës ku i shprehte mirëseardhjen bebit të saj të shëndetshëm, nuk ka vonuar statusi i mjekes gjinekologe që e ka ndjekur me përpikmëri në dy lindjet e saj. Duke qenë një rast ky i vështirë, mjekja Elvana Cufaj Toska ka postuar foton me Eldorën dhe bebin nga materniteti ndërsa shkruan:”Kurorëzimi i një pune të gjatë dhe lufta me sëmundjen. E lumtur që ti ia dole mbanë dhe ti u bëre nënë për herë të dytë Eldora Koçi! Uroj më të mirën për ty dhe princat e tu të vegjël!