Elai sjell një tjetër hit të menjëhershëm me pak ndihmë nga Eranda Libohova!
Elai nuk ndalet këtë vit me publikimin e këngëve, të cilat janë kthyer menjëherë në një hit, edhe falë platformave të ndryshme sociale. Projekti i tij më i ri titullohet “Ika”.
Elai di gjithmonë se si të tërheqi vëmendjen e dëgjuesve dhe as këtë radhë nuk ka gabuar me publikimin e këngës së fundit. ”Ika” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List” nëpërmjet votave të shumta të publikut.
Ai sigurohet që gjithnjë të sjellë projekte interesante dhe që arrijnë të bëjnë goxha bujë duke krijuar një impakt të madh tek publiku. Padiskutim dhe ”Ika” nuk bën përjashtim.
Kur para shumë vitesh Eranda Libohova solli ”Buzët më ishin tharë”, padyshim që mbeti si një ndër këngët më të preferuara të publikut. E ja ku jemi sot me ”Ika”, një ripunim mjaft modern i sjellë nga Elai.
Duket se historia po përsëritet dhe kjo këngë po kthehet shumë shpejt në një hit. ”Ika” renditet në vend të 13-të.