“Ekziston një përzemërsi”, kujt ia dedikon Capital T këto fjalë të ndjera?

Capital T e ka mbyllur mbrëmjen e kaluar duke i dedikuar fjalët më të ndjera mamasë së tij.

Këngëtari ka publikuar në llogarinë në ‘Instagram’ një foto të një djali me mamanë, shoqëruar me këto fjalë: “Ekziston një përzemërsi delikate në dashurinë e një nëne për djalin e saj, që tejkalon çdo lloj dashurie nga zemra. Të dua nanë. Përgjithmonë”.

Disa javë më parë Capital T ka treguar gjithashtu se shumë shpejt do të vijë me një projekt muzikor dedikuar nënës së tij. Sakaq këngëtari ka shkaktuar zhurmë edhe me fotot në shoqërinë e një vajze, identiteti i të cilës nuk u zbulua.

revistahwo.com