Ekzekutimi i djalit të “buzëderrit” në Vlorë, lagjja në momentet e vrasjes pa drita

Gëzim Sinomati, 23 vjeç, u ekzekutua me sniper në ballkonin e apartamentit të tij pranë Poliklikës në Vlorë. Sinomati u ekzekutua teksa pinte cigare rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme.

Sipas informacioneve, raportohet se në momentet kur ka ndodhur atentati lagjja “Hajro Ccakërri” nuk ka pasur energjia elektrike. Nuk dihet nëse ka qenë rastësi apo e planifikuar, por thuhet se energjia është rikthyer 10 minuta pas ekzekutimit të Sinomatit.

23-vjeçari është djali i ish-anëtarit të bandës së Gaxhait, Sokol Sinomati i njohur me nofkën “buzëderri”. Sinomati u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017, pasi mori leje dhe nuk u kthye më.

Shpallja e tij në kërkim me kartele jeshile rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017. Menjëherë, sapo doli nga burgu, ai mori të vëllain Bernardin dhe djalin adoleshent asokohe, Gëzimin, dhe u largua nga Shqipëria dhe dyshohet se u vendosën në Belgjikë.

Politiko.al