Eksperti Karamuça: Akuza e policisë është lajthitje, fëmijët janë vrarë

Tragjedia në Shkodër është komentuar në studion e Top Story edhe nga eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça. Sipas tij, e gjithë ngjarja ka shumë probleme të cilat nuk janë parë në mënyrë të drejtë nga policia.

Sipas Karamuçës, policia nuk ka vepruar si duhet, nuk ka qenë e shpejtë dhe se akuza e ngritur është qesharake, pasi sipas tij nuk kemi të bëjmë me shtytje për vetëvrasje, por fëmijët janë vrarë.

“Fëmijët janë vrarë dhe nuk janë çuar drejt vetëvrasjes. Ne kemi ligje dhe dispozita që ia lehtësojnë pozitën këtyre njerëzve. Fëmijet janë vrarë dhe ka dy dinamika.

Ose fëmijët kanë rezistuar e kanë mbajtur nënën nga rrobat, ose nëna ka hedhur fillimisht dy vajzat dhe pastaj ka marrë djelin tre vjeç me atë rripin e çantës dhe janë hedhur bashkë.

Ndaj dhe djali me nënën nuk janë gjetur. Djali me nënën mund të gjenden bashkë. Kërkimet janë të ngadalta. Ne vonuam, ditën e zisë.

Vetëm sot pati një angazhim, iu kërkua dhe malit të Zi. Vet policia ka frikë, nuk duan ta mbajnë të madhe. Mendojnë se do e bëjnë vet, por nuk është bërë aq sa duhet.

Në kërkim duhet të ishin nxjerrë 100 varka. Ato kufoma nuk duhen lënë të largohen, nuk duhen lënë të ikin, pasi ka një dendësi dhe rrymë të shtuar dhe kufomat mund të ikin deri në kroaci.

Trupat në dy javë nuk arrijnë tëdalin mbi ujë. Ndaj palumbarët duhet të shikojnë. Kufoma mund të qëndrojë në një xhep për disa orë.

Nëse trupat nuk gjenden ndaj babait të tyre nuk do ketë asnjë akuzë. E gjithë kjo akuzë që është ngritur, dhuna sistematike nuk provohet, sepse nuk është regjistruar në polici.

Dhuna psikologjike është e moderuar nga kunata e cila e ka mbajtur në kontroll.

Po bëhen hetime në polici për këtë gjë, se çfarë ka bërë policia nga data 2 deri në datë 4. Ndërkohë celulari i të ndjerës ka qenë i mbyllur”, tha Karamuça.

Ora News