
Eksperti i ISHP: Këta persona duhet të evitojnë me çdo kusht transportin publik!
Eksperti i Shëndetit Pubik, Erion Dasho, bën një rekomandim urgjent me nisjen e transportit pubik pas katër muajsh të mbyllur, për shkak të koronavirusit,
Dasho shkruan në rrjetet sociale se, me hapjen e transportit publik personat mbi 65 vjeç dhe ata që janë të prekur nga sëmundje kronike të evitojnë me çdo kusht këtë shërbimm.
Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!
Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.
MBRONI VETEN!!!
REKOMANDIM URGJENT!!!Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur…
Posted by Erion Dasho on Monday, July 6, 2020