
Eksperti i bindur se “Toka është e sheshtë” dhe se “planetet nuk ekzistojnë”
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arianit Sllamniku, mendon se “Toka është e sheshtë dhe se njeriu nuk ka shkuar kurrë në Hënë”.
Këtë e deklaroi me bindje sonte në “Opinion”.
“Si do t’i drejtohej hoxha qabes nëse ajo është këtej, e hoxha nga ana tjetër?! Nuk ka tokë sferike, të rrumbullakët! E kemi Diellin që e shohim çdo ditë, që është shumë larg dhe e shohim me sy. Ndërkohë Marsi që është më pranë, nuk e shohim dot me sy! Kush është personi i parë që ka zbritur në Hënë?! Ai që e ka xhiruar zbritjen e Amstrong në Hënë është personi i parë”, tha ai.
Edhe për pandeminë e Covid-19 mendon se ishte një konspiracion global, e madje me librin e tij në dorë “Plani i madh”, vë në dyshim ekzistencën e planetëve.
“Ka fakte se ekzistojnë planetet? Teleskopin ta rregulloj unë, fotografinë ta bëj kukull! Kemi edhe teorinë tjetër, teorinë e planeteve në besimet abrahamike. Përshembull në Kuran nuk ke planet tjetër përveç Tokës, Diellit, Hënës dhe yjeve”, shtoi ai, që u pasua me një kundërshti nga ana e teologut Justin Topulli.
Ky i fundit tha të mos e përmendë librin e shenjtë, pa e ditur saktë se çfarë shkruhet në të./tvklan
opinion.al