Ekspertët kinezë: Rrobat lajini me këtë temperaturë, më pak nuk e vret virusin!
Koronavirusi nisi vërtet në Kinë, por ka zhytyr në koas mbarë botën, dhe Europa është tani epiqendra e epidemisë.
Vendi nga ku nisi i gjithë makthi, Kina, ka arritur ndërkohë vetë që ta vërë nën kontroll situatën. Pasojat shkatërrimtare të virusit janë të ngjashme me ato që shihen në kohë lufte- vdekje që shtohen, kombe në shtetrrethim, shembje të tregjeve të aksioneve.
Por ekspertët kinezë, çfarë kanë mësuar deri tani nga virusi?
Doktoresha Li Li, thotë “Daily Express”, ka raportuar në Komisionin Kombëtar të Shëndetitnë Kinë se virusi nuk mbijeton nëse ekspozohet për 30 minuta apo më tepër në temperaturën 56 gradë Celsius.
“Në Kinë u bë gati e detyrueshme që rrobat të laheshin për gjysëm ore me 60 gradë”, citohet të ketë thënë ajo.
Mbi 3100 vetë vdiqën në Kinë nga koronavirusi e gati 81 mijë të tjerë u infektuan, por pas masave ekstreme, gjendja atje është arritur të vihe nën kontroll, dhe vendi sot shënoi ditën e parë pa infektime të brendshme.
Top Channel