EKSKLUZIVE/ Zbuloni arsyen e fortë që detyroi Aurela Gaçen të heqë dorë nga netët live krejt papritur
Aurela Gaçe është një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare. Zëri i saj dhe performancat “live”janë pika më e fortë, që Aurelën e bëjnë ndër më të pëlqyerat e të gjitha moshave.
Mirëpo një lajm i beftë nga vetë artistja ka mërzitur jo pak fansat e saj. Ndërkohë aë të gjithë adhuruesit prisnin rikthiimin në skenë të këngëtares këtë fillim sezoni, ajo përmes rrjeteve sociale njoftoi se nuk do të jetë pranë tyre në këtë sezon të ri dimëror, ku prej viten këndon në club-in më me emër dhe të vjetur nê Tiranë, “Venue Club”.
“Për të gjithë ju që jeni mësuar të më shihni me performanca “live” prej pothuajse 10-11 vitesh në Tiranë, për të gjithë ju që më pyesni se kur do fillojë sezoni i ri, ju bëj me dije se këtë sezon dimëror nuk do jem pranë jush. Sigurisht do të jem me data të caktuara por jo çdo fundjavë, ashtu si vitet e mëparëshme“. Artistja e la të paqartë arsyen se pse ka marrë këtë vendim, por këtë enigmë ja ku ua zbulojnë burimet të sigurta për revistën Story”. Persona shumë të afërt të këngëtares me famë, kanë treguar ekskluzivisht për revistën “Story”, se Aurela ka vendosur të shpërngulet në Amerikë, ku ka menduar të shkollojë dy vajzat e saj, të saporegjistruara atje. Nuk dihet nëse Amerika ( ku ajo jetoi për ca kohë vite më parë) do të jetë vendi ku Aurela bashkë me familjen do të jetojnë në vazhdim, apo është një largim i përkohshëm për të qenë pranë vajzave ende të mitura në moshë. /www.story.al