EKSKLUZIVE / Zbulohet historia e dashurisë së Kledi Bahitit me prezantuesen bukuroshe

Emrin e tij e kemi dëgjuar pas sa e sa hiteve shumë të dashura për ne, jo më kot është një nga kompozitorët më të kërkuar të gjeneratës së tij.
Kledi Bahiti, i angazhuar së fundmi në jurinë e spektaklit “Jeho” në “Top Channel” duket se e ka gjetur tashmë muzën e tij të frymëzimit.
Burime për “RevistaWho.Com” bëjnë me dije se Bahiti është në një histori dashurie me gazetaren dhe moderatoren e sportit në rrjetin e RTSH, Pejana Elezi. Bukuroshja bionde nga Tirana, e ka vendosur edhe si foto profili foton krah kompozitorit të njohur, që deri tani ka qëndruar pas ikonave të zemrave në të gjitha fotot e saj. Ende nuk dihen shumë detaje për historinë e tyre dhe ne mezi presim të zbulojmë më shumë nga çifti më i ri i showbiz-it.

Kledi-2

Kledi-3

Kledi-4

revistawho.com