(Ekskluzive) Young Zerka në një lidhje, ju tregojmë vajzën që i ka rrëmbyer zemrën…
Kur vjen puna tek jeta e tij private ai është gjithnjë shumë i rezervuar dhe karrierën e tij e ka ndërtuar mbi bazë të artit dhe jo të historive rozë. E kemi fjalën për Young Zerkën (artistin me stilin më unik në trevat shqipfolëse).
Megjithatë Kryefjala.com ka mësuar se këngëtari i “Nafije” është në një lidhje me një vajzë (që nuk është personazh publik) por që është shumë i lumtur krah saj. Ka qenë vetë partnerja e Zerkës ajo që ka postuar një foto me këngëtarin, duke mbuluar fytyrën e tij, por buzëqeshja dhe retë e tatuazhit në krahun e tij e “tradhëtojnë” këngëtarin.
Partnerja e Zerkës ( identitetin s’po ja bëjmë të njohur edhe pse ka një Instagram publik) duket një vajzë shumë simpatike, me stil (si këngëtari) dhe foton e tyre e ka postuar si foto profili në Instagramin e saj.
Urime çiftit!
Kryefjala.com