Ekskluzive! Vilson Tafçiu u vra nga shoku i tij, shkak u bë një femër
Kanë kaluar rreth 24 orë nga vrasja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme.
28-vjeçari, Vilson Tafçiu, u vra në rrugën “Teodor Keko” në Astir, pasi u qëllua me tre plumba.
Tafçiu ishte arrestuar më 2018 nga policia franceze për “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Ndërkohë, sot u bë me dije se ai kishte qenë në hetim prej kohësh nga sektori i narkotikëve, i dyshuar se ishte pjesë në trafikun e drogës në Tiranë.
Me këtë fakt u lidh edhe vrasje e tij, teksa u tha se motivi i ngjarjes mund të ketë qenë trafiku i lëndëve narkotike.
Në kërkim është shpallur vetëm shtetasi me iniciale N.D., i afërm i viktimës.
Mirëpo, së fundmi pista e hetimeve ka ndryshuar.
Duket se një trekëndësh dashurie është bërë shkak i ngjarjes së rëndë.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se i riu është vrarë nga shoku i tij.
Ky i fundit ka qenë në lidhje me një vajzë për disa kohë.
Por, pas ndarjes nga shoku i Tafçiut, vajza shoqërohej me 29-vjeçarin.
Kjo ka bërë që dy shokët të konfliktoheshin.
Mbrëmjen e djeshme, Vilson Tafçiu shoqërohej nga dy femra ende të paidentifikuara.
Nuk dihet nëse vajza në fjalë është njëra prej tyre./gazetareforma