EKSKLUZIVE/ Stresi flet pasi i bllokuan klipin e fundit me vargje “hard”: Ja kush e bëri!

Reperi i famshëm, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, pak ditë më parë publikoi një këngë me titull “Kush k…n je ti”, që duket se po merr mjaft reporte në Youtube krahas suksesit.

Vetë këngëtari bëri një publikim në InstaStory, ku tregoi se pavarësisht se po merr shumë reporte në Youtube, suksesin e ka të padiskutueshëm dhe s’ia ndal dot njeri.

Në postimin e Stresit në Instagram, shkruhet si më poshtë: “700 K reale, se sa 10 milion Fake të jujat. S’mun ma nalni suksesin me reporte Youtube”.

Ndërsa për revistën “Story”, Stresi ka folur ekskluzivisht rreth kësaj historie, ku ka rrëfyer se kush dhe për çfarë mund ta kenë sulmuar këngën e tij të fundit, ku vargjet e tij pikante janë interpretuar me shumë energji e revoltë prej tij.

“ Pasi kënga ime arriti mbi 700 mijë klikime brenda 24 orëve të para, normalisht estrada e njerëzit që s‘kanë qejf suksesin tonë na kanë bërë shumë reporte, dhe po na e mbyllin. Na kanë mbyllur këngën, kështu mund të hyjnë ta shohin në youtube vetëm ata mbi 18, që kanë llogari. Dhe kjo ka ndodhur për shkak të reporteve. Arsyeja pse e kanë bërë këtë? Arsyeja është suksesi dhe vetëm suksesi im, pse po bllokohet kjo këngë”, tha Stresi ekskluzivisht për revistën “Story”.

Pak kohë më parë ai nxori në treg këngën “Loco”, që u mirëprit nga publiku shqiptar, dhe u kthye në hit./www.story.al