(Ekskluzive) Rrezikoi t’ja vidhnin markën “Ilyrian Bloodline”, por Noizy ja doli ta patentojë në të gjithë botën
Të gjitha kompanitë shqiptare duhet të patentojnë asetet e tyre intelektuale në nivel kombëtar dhe për ato kompani që eksportojnë, fabrikojnë apo prodhojnë produkte jashtë territorit të Shqipërisë, duhet të mbrohen patjetër dhe në nivel ndërkombëtar. Kështu shprehet Daniel Kordhoni, CEO i “COPYRIGHT INTERNATIONAL”, e cila disa muaj më parë zbuloi për News31.al se marka e veshjeve të Noizy-t, “Ilyrian Bloodline”, rrezikonte të vidhej nga një kompani turke.
E duket se reperi e ka ndjekur këshillën e mësipërme në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi falë lëvizjeve juridike nga kompania me seli në Paris e z.Kordhoni dhe ndjekjes së proçedurave ndërkombëtare, marka turke ka kaluar tërësisht në pronësi të tij.
Një arritje padiskutim e rëndësishme për “Ilyrian Bloodline” dhe vetë Noizyn, i cili tashmë ka vërtetë një brand të mirfilltë ndërkombëtar. Sipas “COPYRIGHT INTERNATIONAL” marka e veshjeve është patentuar në të gjithë botën dhe shumë shpejtë do të nisë dhe një fushatë anti-piraterie për kompanitë të cilat shesin online, në dyqane apo butikë dhe që keqpërdorin produktet e “Ilyrian Bloodline”.
/News31.al