EKSKLUZIVE/ Rrëfehet Nazi i grupit “Aurora”: E lamë muzikën për hir të Zotit, përgjigjen do e gjeni në dhembjen tuaj
Nazi (Nazmi Sfishta) i grupi të famshëm muzikor “Aurora”, në daljen e tij të fundit mediatike përmendi largimin nga muzika. Në emisionin “Libero”, Nazi ka argumentuar gjithçka në lidhje me vendimin e tij. Ekskluzivisht për revista “Story” në lidhje me arsyet e marrjes së këtij vendimi, Nazi u shpreh: “Dola nga muzika. Ndihem shumë më i qetë, për hajër In shaa Allah!” Duke folur për karvanin Univerzofilik, për të cilin ka folur edhe më herët në media, Nazi jep këtë mesazh për njerëziimin: “Fillimi ka fund, por edhe fundi ka fillim, që të dyja këto trajektore, e përqafojnë nostalgjinë…
Unë Nazmi Sfishta, ish-këngëtari i grupit “Aurora”, vërtet kam nostalgji për Shqipërinë…
Në linkun që do t’a shihni, do mësoni se ne grupi “Aurora”, e kemi lën muzikën për hir të Zotit…
Dy rrugë ishin para nesh,
të n’a kall neve muzika materiale, apo ne t’a kallim muzikën materiale…
Falë Zotit ne e kallëm muzikën materiale…
O njerëz, nëse ju flisni nga pellgu imagjinar, kjo shumë lehtë do t’a ndryshojë shijen tuaj, por nëse ju flisni nga uji juaj, atëherë pergjigjjen do t’a gjeni në dhembjen tuaj…
Me respekt, Nazmi Sfishta!”, shprehet Nazi ekskluzivisht për revista “Story”, rreth vendimit për t’u larguar nga muzika.
/www.story.al