EKSKLUZIVE/ Robert Berisha: “Martesa pa sekrete e xhelozi me Norën, ku ndryshojmë nga çiftet e tjerë”
“S’ka inat” ishte klipi ku çifti i famshëm i këngëtarëve nga Kosova Robert Berisha dhe Nora Istrefi u bënë bashkë për të na rrëfyer përmes poezsësi e muzikës një copëz nga historia e tyre 12 -vjeçare e dashurisë. Tashmë prindër të vajzës Renee, ai burri shumë i pashëm i një gruaje të bukur rrëfen ekskluzivisht për kopertinën e revistës “Story” ç’ndodh në martesën e tyre, dhe jetë jashtë vëmendjes së publikut. Pasi ka bërë 40 vjeç, Roberti zbulon gjithçka rreth historisë së një çifti të dashuruar dhe karrierist:
Meqë këtë vit kishe 40 vjetorin mendon se jeta nis 40 vjeç, apo në këte moshë nis e bëhet e mërzitshme?
Mosha për mua është vetëm numër…Unë ndjehem si 21 vjeçar. ”Robi plaket kur do vetë” është këngë e vjetër dhe shumë e bukur.
Karriera jote si këngëtar po ecën mirë, duke qenë se ke axhendë të ngjeshur koncertore. Do e konsideroje këtë kulmin tënd?
Nuk e di. Nuk e mendoj asnjëherë të arrij kulmin. Shpresoj që do të kem shëndet, dhe ta bëj këtë punë sa më gjatë sepse e dua shumë muzikën!
Vihet re madje së krahasuar me bashkëshorten këngëtare, Nora Istrefi ti organizon më shumë koncerte. Ekziston konkurrenca brenda familjes suaj?
Është fillimi im, dhe normal që këndoj më shpesh. Veç kësaj duke marrë parasysh që unë këndoj më shumë muzikën folk dhe “live” me bandën, unë këndoj edhe në pub-e e jo vetëm në diskoteka, kështu që jam pak më shumë i angazhuar se Nora. Nuk e shoh Norën si konkurrencë, por vetëm si personin që e dua fort.
Ka raste kur ju ftojnë çift në koncerte, dhe është diçka e bukur të ndani të njëjtën skenë si burrë e grua?
Po, ka pasur raste të jemi bashkë dhe është gjë e bukur.
Të ndodh të bëhesh xheloz për Norën si një ndër femrat yje muzikës, po ajo bëhet për ty?
S’do kishim qenë bashkë plot 12 vite po të kishim qenë xhelozë…
Si është ta kesh gruan të bukur?
Të kesh një partnere të bukur është fat dhe ndjenjë e bukur.
Tashmë prindër të lumtur të vajzës suaj Renee, kur do e bëni me vëlla ose motër?
Kur të jetë kismet do bëhet Renee me vëlla ose motër.
Sekreti për martesë të lumtur mes dy artistëve karrieristë dhe gjithnjë me udhëtime e koncerte?
Nuk ka sekrete, ka vetëm dashuri dhe respekt. Në shumicën e kohës jemi bashkë përveç weekend-it, pra një të shtune. Nga e diela deri të premten jemi bashkë, kurse çiftet tjerë të cilët kanë orar pune 8 orë çdo ditë nga e hëna deri te premten shihen më pak se ne.
Ju ka pasuruar muzika, jeni të kënaqur me paratë?
Pasuria s’ka kufi… Kemi një jetë normale dhe profesioni i vetëm është muzika… Jetojmë prej saj.
Cila është kënga jote më e preferuar nga repertori yt, dhe ajo këngë që ta kërkojne shpesh në eventet ku je i ftuar?
Është kënga “Mia” normalisht, sepse është kënga ime e parë dhe është më ritmike… Kurse këngët që i preferoj unë, dhe që i dua nuk i këndoj asnjëherë sepse janë serenata, dhe në ato vende ku këndojmë ne nuk i preferojnë të rinjtë e sotëm./Story.al/