EKSKLUZIVE/ Robert Aliaj flet për drekën me vajzat e “Love Story”: “Më vjen keq për Saimirin, ai nuk di më shumë se kaq!

Robert Aliaj, artisti kontravers ka nisur një projekt personal televiziv në “ABC News Albania”, që titullohet “As pro, as kundër”, dhe ku sjell në ekran moderatorin ndryshe të diskutimeve publike, nga politika apo deri tek socialja.

Ndërkohë Robert Aliaj, është opinionisti mjaft i pëlqyer i formatit “Love Story”, me protagonist 33-vjeçarin e ardhur nga Gjermania, Saimir Kasemin. Por javët e fundit në panel kemi parë vetëm Jeri Lalajn, ndërkohë që ndjekësit kanë nisur të kërkojnë rikthimin e Bertit, pasi u mungojnë komentet e tij të drejtpërdrejta rreth koncepteve si: puthja, dashura apo vetë zgjedhjes së njeriut të jetës në ekran, e jashtë tij.

Duke shigjetuar herë pas herë sjelljet e Saimirit me vajzat në garë për të bërë atë për vete, një nga momentet më të diskuatara ishte kur një nga pretendentet tashmë të eliminuara (Silvana) kishte dalë për drekë me opinionistin, Robert Aliaj. Saimirit nuk i pëlqeu aspak ky fakt, dhe si për koiçidencë, Roberti mungoi në program.

E ndërsa ndodhej pranë familjes në Bruksel, të shtunën në mbrëmje Roberti dha një intervistë “live” nga shtëpia e tij, për gazetaren Klotilda Harka. Pyetjes nëse Saimiri u bë xheloz për Robertin, dhe nëse kjo situatë kishte lidhje me mungesën e Robertit në “Love Story””, Roberti iu përgjigj nga Instagrami i revistës “Story”:

“Më vjen keq për të se ai nuk di më shumë se aq! Jam happy për këtë punë!”, ndërsa shtoi se nuk dëshironte ta fliste për një person në mungesë të tij. Ndër të tjera, gjatë intervistës 60 minutëshe, ku shumë ndjekës i kërkonin rikthimin pasi u mungonte shumë, ndër të tjera, Roberti tha: Dua të flas në princip, dhe sa i përket principit partnerin ose partneren mbi të gjitha mos e kërkoni në televizion.

Pyetjes: “Je opinionist tek “Love Story”, apo mentor dashurie”, ai iu përgjigj: “Unë jam piktor… Por mentor do të ishte fjala e duhur, sepse do kisha mundësi t’i orientoja për mënyrën si duhet të sillen e çfarë duhet të bëjnë vajzat, në lidhje me veten, për të tërhequr njerëz interesantë, jo vetëm meshkuj. Ajo që ndjen në këtë realitet është se femrat kërkojnë një mashkull dhe kjo është e tmerrshme, pasi nuk duhet të kërkohet një mashkull, por një njeri”.

Roberti mentor i vajzave, apo i Saimir Kasemit? “Të jesh mentor nuk përcakton i vajzave apo i djemve. Është çështje kompetence, e bën apo s’e bën dot në raport me njerëzit, që të japësh një mendim të konsoliduar mbi marrëdhëniet. Mund ta këshilloja dhe Saimirin, por në rastin e tij nuk e shoh si shumë problematike, duke qenë se është djali tipik shqiptar”.

Si të duket si pamje, mendon se Saimiri është tipi që tërheq gjithë spektrin e femrave, nga ato të zgjuarart e deri tek ato vetëm të bukurat? ”Në momentin që shoh sjellje pak maçoiste apo pak arrogante, unë s’gjej më bukuri tek ai mashkull. Qoftë edhe ai Brad Pitt, më duket i shëmtuar. Bukuri gjej tek ai mashkull që di të respektojë! Në lidhje me femrat kur je i vërtetë, je më seksi se nuk rrezikon. Je puro, je ti dhe nuk ka surpriza aty, dhe kjo është interesante për një femër të pjekur.

E nëse do isha mentor, do isha mentor i njerëzve që nuk janë manipulatorë, që janë shumë të mirë, por që janë në një kaos personal, që nuk kanë një orientim në jetë”, dhe këta janë të shumtë edhe në Europë, tha ai. E për të ndjekur intervistën e plotë të Robert Aliaj për “Story”, ju sjellim videon e plotë më poshtë/www.story.al