EKSKLUZIVE/ Rez Veleshnja dhe miku i tij i marrin biznesin Bes Kallakut, blejnë restorantin VIP të peshkut në Tiranë

Aktori i njohur, Rez Veleshnja dhe miku i tij Egli Manaj janë pronarët e rinj të restorantit VIP të peshkut “Arditi Fisherman”, që ndodhet në Bulevardin “Zhan D’Ark”në Tiranë.

Dy ortakët e restorantit që tani mban emrin “Fisherman restaurant” kanë organizuar dje festën e inagurimit, ku ishin të pranishëm personazhet më të famshëm të momentit, të cilët shijuan koncertin nga Endri e Stefi Prifti, Ylli Baka, etj.

Burime për “Story” kanë treguar se, Bes Kallaku paguante qira për këtë biznes, ndërsa Rezi dhe Egli janë tashmë pronarë të vërtetë, pasi e kanë blerë këtë restorant me pagesë cash/ para në dorë.

/www.story.al