Aktori i njohur izraelit gjendet i pajetë në plazhin e Tel Avivit!
Aktori izraelit, Alon Aboutboul, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare dhe trupi i tij i pajetë u gjet në plazhin HaBonim në Izraelin verior. Alon luajti rolin e Dr. Pavel në “The Dark Knight Rises”, filmi i fundit i Christopher Nolan për Batmanin. Së fundmi, ai po notonte në plazhin HaBonim në Tel Aviv kur…
“Kozeta kishte lidhje edhe me shumë të tjerë”, nëna e Ilirjan Selmanit mohon akuzat për të birin: Djali im nuk është vrasës
Sanie Selman, nëna e Ilirjan Selmanit 31-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços në Pogradec ka mohuar kategorikisht përfshirjen e të birit në këtë ngjarje të rëndë, duke e konsideruar të pamundur që ai të ketë kryer një krim të tillë. Në një deklaratë emocionale jashtë kamerave, ajo ka shprehur tronditjen për situatën dhe…
Burime të besueshme të Sinjalit mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025. Sipas informatave që posedon Sinjali, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot…
EKSKLUZIVE/ Renada Caci rrëfen të vërtetën në lidhje me Arbana Osmanin: “Dyshoj se një person i tretë ka dorë në këtë histori”
Lajmi se gazetari Andi Llabuti e akuzoi Arbana Osmanin se i ka para borxh pasi i ka thyer xhamin e makinës, bëri me shpejtesi xhiron e rrjetit. Llabuti pretendon se nga ballkoni i shtëpisë së moderatores ka rënë një llamarinë, e cila i ka tyer xhamin dhe Arbana refuzon të paguaj dëmin. “Turp! Arbana Osmani thyen xhamin e makinës sime dhe nuk do të paguaj dëmin. Arbana Osmani, me je borxhli o bosse!”.
Ndërkohë që ky mbetet një pretendim i njëanshëm, pasi Arbana nuk bëri ndonje reagim, pervec postimit të një pamjeje të ballkonit ku shihej “Kopshti Botanik”.
Por historia nuk mbyllet këtu! Portalet kanë shfrenuar fantazinë duke përfshirë në këte çështje emrin e Renada Cacit, aktores së njohur të “Portokallisë”. Disa portale kanë shkruar se aktorja Renada Caci, e njohur si “Luzja e Portokallisë” ka bërë like postimin e gazetarit, duke ngritur kështu dyshime se ç’ka ndodhur mes Arbanës dhe Renadës, të cilat punojnë bashkë në të njëjtin vend”. Vetë Renada ka folur ekskluzivisht për revistën “Story, duke përgënjeshtruar këtë lajm që ajo e konsideron “sajesë për ca klikime dhe që s’ka pikë lidhjeje me të vërtetën”. “Që të arrihet në këtë pikë sa nga një like që mund të shkojë dhe padashje kur sheh nje postim, dhe të trillohet një histori e tërë, kjo është e tepërt. U habita nga titujt abuzivë, pasi e vërteta është shume ndryshe, sepse realisht kemi marrëdhënie të mirë me Arbanën”, tha aktorja. Ajo dyshon po ashtu se “mund të jetë një person i tretë në mes, që ka dorë në këtë sajesë, pra e ka bërë këtë për të sulmuar vetë emrin e Renadës”./www.story.com