EKSKLUZIVE/Pronari i lokalit në Durrës që mbeti i lënduar nga shpërthimi i bombëlës së gazit është i njohur në muzikë, foto e gjendjes së tij

Një bombël gazi shpërthyeu në një lokal pasditen e 21-shtatorit në Durrës, e për pasojë u lënduan pronari i lokalit, me iniciale M.B. dhe një kliente, me iniciale M.K.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:45 në Kallm të Durrësit, ku dyshohej se si pasojë e rrjedhjes së gazit, mori flakë bombula. Kjo shkaktoi shpërthimin e për pasojë u transportuan në spital për të marrë trajtim shëndetësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë zbulohet nga revista “Story” identiteti i pronarit të lokalit, bashkë me një foto që tregon gjendjen e tij shëndetësore.

Ai është Blazer, një djalë i njohur në botën e muzikës, ish-anëtari i OTR. Blazer bëri bujë pak kohë më parë pas një interviste televizive, ku e konsideroi sherrin mes Noizy-t dhe MatoLales si një show. Blazer është i njohur në treg me projektet e tij të veçanta, ndërkohë që gjendja aktuale e tij pas shpërthimit paraqitet e mirë, edhe pse me disa plagë djegie në trup. /Story.al