EKSKLUZIVE/ Nik Xhelilaj “Date Night” në Tiranë, kush është biondja në krah të aktorit të famshëm shqiptar

Nik Xhelilaj është “sex symbol-i”i kinemasë së re! Aktori shqiptar, që tashmë e ndan karrierën mes Turqisë dhe Gjermanisë, po shihet këto kohë në Tiranë, për shkak të disa projekteve që po e mbajnë pak më gjatë këtu, në qytetin nga ku nis gjithçka në karrierën e tij të bukur.

I lakmuar nga vajzat brenda dhe jashtë Shqipërisë, ai është shndërruar në yllin 39-vjeçar që me natyrën diskrete, nuk i ka dhënë askujt shansin ta shohë në çift, përveç në skenat e tij në seriale televizive apo filma artistikë. Në “Instagram”-in, Nik Xhelilaj poston foto vetëm ose me kolegë, duke ruajtur kështu profilin e djalit misterioz, gati të paprekshëm. Talenti, fama, tiparet e theksuara dhe pamja e kuruar e bëjnë të duket gjithmonë e më shumë tërheqës për femrat, të cilat nuk rreshtin duke e komplimentuar edhe në rrjetet sociale.

I vetëdijshëm për kuriozitetin ndaj tij, ai përpiqet të jetë sa më i kujdesshëm në daljet publike. Paparazzi i revistës “Story” ka arritur ta pikasë në një takim mbrëmjeje me një vajzë bionde, me të cilën duket se janë të afërt, e që duket si një “déjà vu” e skenave romantike në filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder” e Eno dhe Pirro Milkanit. Në atë kohë student i Akademisë së Arteve të Bukura, Niku bëri për vete publikun duke qëlluar në shenjë, me rolin e e Lekës dhe pasionin e dashurisë për një grua në moshë, të luajtur nga aktorja çeke, Anna Geslerova.

Ndërkohë në fotot ekskluzive të revistës “Story”, aktori u fotografua me kapele, të cilën e hoqi në restorantin pa persona të tjerë, afër sheshit “Willson”, në zonën e Tiranës së Re. Ata porositën dhe darkuan në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa shiheshin shumë të afërt. Edhe pse nuk dihen detaje për vajzën pranë tij, thuhet se mund të jetë e huaj dhe ka ardhur në Tiranë për t’u takuar me Nikun.

Aktori po qëndron këtu për disa projekte, për cilat ende s’ka folur konkretisht. Në eventin e Inagurimit të Agjencisë së Industrisë Kreative, u shpreh se do të qëndrojë për njëfarë kohe këtu, si pjesë e projekteve të tyre të reja. Aktualisht Xhelilaj, ka një karrierë të suksesshme mes Turqisë dhe Gjermanisë në fushën e kinematografisë. Vitin e kaluar revista “Glamour Germany” “ligjëroi” famën e tij në Gjermani, ndërsa postoi një foto bardë e zi të aktorit me përshkrimin:

“Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-n për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’. Ai ka rrëfyer se profesori i tij në kolegj i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani për publikun vendas duhet të punosh shumë fort. Sipas tij publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”, shkruan “Glamour Germany”. Gjithashtu në shkrim u fol edhe për pamjen e aktorit, ku Nik është cilësuar edhe si një rrëmbyes i zemrave të femrave.

/www.story.al