Ekskluzive/ Nga rikthimi i Florian Binaj tek skena e re, zbuloni sekretet e “Portokalli”

Pas 13 vitesh që e shohim në skenën spektaklit të humorit “Portokalli”, u fol se aktori Florian Binaj nuk do të jetë më pjesë e kastit të aktorëve këtë sezon të ri. Por mesa duket ky lajm që pushtoi portalet ka rezultuar fals. Burime konfidenciale brenda “Top Channel” kanë treguar për Story.al se aktori i njohur që para disa ditësh njoftoi largimin nga “Portokalli”, gjatë ditës së djeshme ka vendosur të jetë sërish pjesë e spektaklit të humorit. Përveç këtij lajmi ekskluziv ju zbulojnë dhe një tjetër sekret brenda “Portokalli”-së. Siç e shikoni dhe nga fotot, skenografia e re është shumë e bukur dhe krejt ndryshe nga ajo që pamë vitin e kaluar.