EKSKLUZIVE/ Merr fund lidhja e Faton Shoshit me modelen e pozave topless, ja ç’thotë ajo pas ndarjes

Pas ndarjes nga këngëtarja Era Istrefi, producenti dhe menaxheri i njohur i VIP-ave nga Kosova, Faton Shoshi, bëri publike lidhjen e tij me modelen 21-vjeçare, Gresa Hoti. Por duket se kjo lidhje ka zgjatur vetëm një muaj, duke qenë se menaxheri i famshëm i VIP-ave, Shoshi ka konfirmuar ndarjen për revistën “Story”. Shumë lexues e ndeshën për herë të parë emrin e Gresa Hotit, por brunia ka vite që është bërë pjesë e botës së modës në vende të ndryshme të Europës.

Ajo njihet si vajza pa tabu në pozat e saj, dhe këtë e ka vërtetuar me postimet e fundit në Instagram ku ngre temperaturat me fotot topless. Modelja nga Kosova udhëton në gjithë botën për shkak të punës. Vendqëndrimi i saj aktual është Milano, pasi vetëm brenda këtij viti ajo ka lëvizur nëpër Gjermani, Spanjë, Francë, Maltë dhe Meksikë. E pyetur nga fansat në Instagram se çfarë mendon ajo për Shoshin, Gresa është përgjigjur pas ndarjes: “Lum nëna që e ka!”. Duket se ndarja e tyre ka qenë me mirëkuptim dhe secili vazhdon tashmë jetën e tij.

Veçantia e Gresa Hotit është se nuk e ka problem të pozojë topless. Pavarësisht se është në plazh duke marrë rreze apo para aparatit fotografik për të nuk është problem të qëndrojë pa reçipeta. Gresa është pikasur fillimisht nga agjencia “MG Modeling”, dhe më pas është bërë pjesë e disa revistave të njohura në Itali si; “Glamour Italia” apo “Cosmopolitan Italia”/ Story.al