EKSKLUZIVE/ “Më quajti ‘majmun, bir k***’!”- Revoltohet lojtari brazilian i Partizanit pas ofendimeve raciste! Ja çfarë ndodhi gjatë ndeshjes me Kastriotin!

PanoramaSport.al/ Racizmi është një plagë e vjetër e botës dhe pas përpjekjesh ndër dekada me të gjitha mënyrat, ky fenomen nuk është shuar dhe vazhdon edhe në ditët e sotme të jetë evident. Vendi ynë e ka përqafuar më lehtë të ndryshmen dhe rrallë kemi parë të huaj të ankohen për racizëm në futbollin tonë.

Gjithsesi, nuk mund të themi se ky fenomen nuk ekziston te ne. Stenio Zhunior, lojtari brazilian i Partizanit, pretendon se është ushtruar racizëm nga kapiteni i Kastriotit, Sokol Neziri, në ndeshjen që “demat” zhvilluan fundjavën e kaluar në Kamzë, nga ku dolën të mundur me shifrat 1- 0.

Gjatë ndeshjes, në fundin e pjesës së parë, Zhunior shkaktoi një faull ndaj Huseinit, teksa pak sekonda më pas iu afrua Neziri, i cili shihet t’i thotë diçka, e cila përmes pamjeve është e pamundur të zbardhet. Më pas Zhunior nervozohet dhe duhet ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën.

“Panorama Sport” ka dashur të dijë të vërtetën e vetë Zhuniorit dhe është interesuar ta pyesë brazilianin mbi atë që ndodhi në fushë. Në një prononcim për gazetën, Zhunior tregon gjithë çfarë nuk u pa e kuptua përmes televizionit, teksa shton se është dashur edhe ndërhyrja e shokëve dhe drejtorit Rama në pushimin e ndeshjes për ta qetësuar në mënyrë që ai të vazhdonte lojën.

Po flitet mjaft për zënkën mes jush dhe Nezirit gjatë ndeshjes së të shtunës mes Partizanit dhe Kastriotit. A kishte racizëm dhe si nisi përplasja mes jush?

Është gjithmonë e ndërlikuar dhe njëkohësisht delikate të flasësh për këto akte, sepse kjo nuk mund të trajtohet si diçka normale, si në jetën normale, ashtu edhe në futboll. Nuk kuptova asgjë nga qëndrimi i lojtarit të Kastriotit, saktësisht kapitenit Sokol Neziri, kur në atë moment nuk kisha asgjë me të.

Në fushë u krijua pështjellim dhe nuk u kuptuan shumë gjëra. Çfarë ndodhi saktësisht dhe cila ishte biseda mes jush në ato momente?

Bëra një faull, mora karton të verdhë dhe isha nervoz me arbitrin dhe ai vjen pranë meje dhe më thotë: “Ti je një majmun budalla”. Unë thashë: “Si? Çfarë the?”, dhe m’u kthye: “Majmun, bir k*rve”.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!