EKSKlUZIVE/ Martohet Monika Lubonja!
Monika Lubonja po martohet, dhe kjo s’është një skenë filmi por një realitet i bukur si në filma! Gjatë një bisede me banorët e “Big Brother”, aktorja u pyet nga lojtarët nëse ka ndërmend të martohet sërish. Jeni kuriozë t’ua rikujtojmë përgjigjen e aktores?
“Më thuaj ti, a e mendoj unë një martesë të dytë? Mendon ti se mund të martohem sërish?”, tha fillimisht ajo. Më pas Monika shtoi se do pranonte të dilte me dikë, por martesën nuk e do”.Por duket se disa muaj pas kësaj deklarate, një person special ka hyrë në jetën e saj dhe e ka bindur për për të mdryshuar mendimin e saj për konceptin “martesë”. Burime të afërta për revistën “Story” kanë treguar se aktorja e njohur po hedh këtë hap të rëndësishëm në jetë dhe është shumë e lumtur. Nuk po zbulojmë ende detaje për personin që i ka rrëmbyer zemrën, pasi ka vendosur deri tani ta mbajë dashurinë e saj larg vëmendjes së publikut. Ndërkohë vetë e ka dhënë sinjalin me një video që ka postuar në Instagramin e saj, ku shfaqet e lumtur tek shfaqet e veshur me të bardha. “Po e provoj përsëri” shkruan Monika poshtë videos me fustan nusërie, duke nënkuptuar se po e provon përsëri… pikërisht martesën! /www.story.al