EKSKLUZIVE/ Majk kapet në Tiranë me tatuatoren 18-vjeçare nga Bulqiza
Majk është një nga reperët më të mirë shqiptarë, i cili më shumë se kushdo është komentuar në shtypin rozë për jetën private. Babai i një djali nga lidhja me Majlinda Zekën, së fundi ka pranuar ndarjen nga Melita Nushi, e vajza e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi. Por duket se këngëtari nuk humb kohë, pasi kësaj here është fotografuar me një vajzë nga Shqipëria. Një lexues i revistës “Story”, na ka siguruar foton e Majk të shkrepur në një bar të Tiranës, me Kejdën, tatuatoren 18-vjeçare, e cila ka përfunduar gjimnazin “Petro Nini Luarasi” me ambicien për të nisur studimet e larta në degën e arkitekturës. Nuk dihet se ku e ka njohur Majk këtë vajzë simpatike, e cila ka dhënë dhe intervista për media pasi është ndër tatuatoret e rralla femra në Shqipëri. Ata që shkojnë në klinikën e Olsi Tatoo për të bërë një tatuazh të ri, apo për të shtuar një tjetër në trupin e tyre me siguri u ka rënë në sy kjo vajzë mes shumë djemve që punojnë aty, dhe ndoshta Majk ka qenë njëri prej tyre që i ka tërhequr vëmendjen. Vajza e talentuar në vizatim që e vogël ka rrëfyer talentin e saj për të pikturuar trupa njerëzish. Në një intervistë të saj, të cilën e ka shpërndarë vetë në Instagram thuhet se, “ashtu si shumë prindër të tjerë, edhe prindërit e Kejdës kanë dashur që ajo të shkollohet dhe t’i përkushtohet mësimeve. Ndaj për këtë arsye kur vajza e tyre e madhe u transferua nga Bulqiza në Tiranë për të vazhduar studimet e larta, nga pas e ndoqi Kejda e cila në atë kohë filloi gjimnazin në kryeqytet. Sot prindërit e saj jetojnë ende në Bulqizë, e ëma është mësuese frëngjishteje, ndërsa i ati menaxher i kromit që nxirret nga miniera në atë qytet”. Le të shohim nëse ajo dhe Majk janë thjesht miq, apo do të kenë diçka më shumë në të ardhmen./Story.al