EKSKLUZIVE/ Kristal Abazaj drejt Polonisë, zbulohet skuadra që ylli i Kukësit ka gjetur akordin

Kristal Abazaj i jep fund me Kukësin si edhe me kampionatin belg. “Panorama Sport” mëson në mënyrë ekskluzive nga burime të sigurta se mesfushori me tipare sulmuese ka arritur një akord me skuadrën polake të Legia Gdansk. Futbollisti i huazuar nga Anderlehti te skuadra e Kukësit, tashmë do të ketë një tjetër destinacion për të ardhmen e tij.

Me sa duket, mungesa e djeshme nuk ka qenë e rastësishme pasi nuk ishte i grumbulluar për sfidën e kthimit ndaj skuadrës së Apolonisë në Kupën e Shqipërisë, të cilën Kukësi e fitoi 3-1 në “Elbasan Arena”.

AKORDI

Kristal Abazaj u transferua për rreth 750 mijë euro te skuadra e Anderlehtit teksa 80% të të ardhurave i përfitoi skuadra e Skënderbeut dhe 20% i përfitoi Luftëtari. Në fillim të këtij sezoni, pas një viti tek ekipi belg, Abazaj u huazua te Kukësi. Me një akord mes dy skuadrave, pagesën prej rreth 20 mijë eurosh në muaj, e mori përsipër ekipi belg në masën rreth 14 mijë euro dhe pjesën e mbetur e ka paguar Kukësi.