Ekskluzive/ “Kepi i VIP-ave” mbërrin në Bodrum, Kiara Tito zbulon detajet e xhirimeve në resortin luksoz

“Kepi i VIP-ave” do të jetë emisioni veror që premton të mbajë mbërthyer publikun pas ekranit të Top Channel.

Disa nga personazhet e njohur të spektaklit, përfshirë ish-konkurrentë të “Big Brother VIP” dhe “Për’puthen” do të qëndrojnë në një nga vilat më luksoze në Bodrum të Turqisë.

Konkurrentët dhe stafi ka mbërritur sot në vendin e xhirimit. Kiara Tito që do të moderatojë “reality show-n”, zbulon ekskluzivisht për Top Channel pamjet nga shtëpia e “Kepit të VIP-ave”.

“Përshëndetje. Mbërritëm më në fund në destinacion, jemi në Bodrum, po përgatisim bashkë me stafin diçka shumë të bukur. Do t’ju pëlqejë pafund. Nuk po zbuloj më tepër, por kini parasysh që një gjë shumë e madhe do të vijë”, tregon moderatorja

Autore e programit të nxehtë veror është Olsa Muhameti, që tregon se surprizat dhe të ftuarit special, nuk do të mungojnë në asnjë episod.

“Është një sipërmarrje e jashtëzakonshme nga Top Channel, në një nga resortet më të njohura dhe më luksoze”, shprehet Muhameti, e cila nuk zbulon datën se kur do të nisë transmetimi, por e sigurt është se së shpejti do të mund të shohim një spektakël plot risi, ashtu sikurse Top Channel di të sjellë.

Top Channel