Ekskluzive/ Ilir Shaqiri dasmë këtë fundjavë, ja si qëndron e vërteta
Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini do realizojnë dasmë këtë fundjavë…
Ishte ky lajmi që u hap me shpejtësi në disa media sociale ditën e sotme, duke shkruar se balerini dhe partnerja e tij do i drejtohen altarit këtë të shtunë. U raportua se fituesi i i edicionit të parë të “Big Brother Vip” ka zgjedhur një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Po të njëjtat media shkruan se pjesë e gëzimit të tyre do të jenë më shumë se 100 të ftuar.
“Panorama Plus” ka kontaktuar persona të afërt me Ilirin dhe ata na e kanë mohuar diçka të tillë. Burimet tona hodhën poshtë këtë lajm duke deklaruar se balerini nuk do e realizojë këtë fundjavë dasmën për të cilën ka folur pak kohë më parë. Deri tani nuk ka ende detaje të tjera.
Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në Bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona. Kështu, ai tha se ka në plan realizojë një dasmë tipike në muajin qershor në vendin e tij. “Ne jemi martuar në bashki, në Romë. Jemi martuar dhe unë jam nisur për në Hungari tre ditë për muajin e mjaltit dhe jam kthyer se kisha punë. Jam martuar me 14 veta në tavolinë sepse dasmën e vërtetë do ta bëj në Shqipëri në muajin qershor. Dua ta bëj buzë detit.”-ka deklaruar ai.
Iliri ka treguar po ashtu se do të vijë të jetojë në Tiranë dhe kjo u përqafua edhe nga bashkëshortja e tij Emanuela. Në një intervistë ajo tha se po kërkon shtëpi për në kryeqytetin shqiptar dhe se do shkojë kudo që shkon Iliri. Duket se edhe vajza e tyre Emily është shumë e entuziazmuar dhe nuk i trembet kësaj ideje. Duke u shprehur se Tirana dhe Shqipëria janë bërë më të bukura vitet e fundit, ajo ka thënë se duhet të presin sa të mbarojë gjimnazin dhe për Universitetin nuk do e kishte aspak problem ta vijonte në vendin tonë.
Kujtojmë se Emily është vajza e vetme e Ilir Shaqirit dhe bashkëshortes së tij, aktores italiane, Emanuela Morini. Ndonëse në moshë të vogël, Emily ka ndjekur hapat e prindërve të saj si balerinë, aktore dhe këngëtare pasi ka publikuar disa këngë. Sakaq, Iliri ka treguar gjatë “Big Brother VIP” se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dëshirë të kenë edhe një fëmijë tjetër.